Veteranët e Federatës së Kosovës më 7 maj në Belgjikë

Përfaqësuesja e veteranëve të futbollit kosovar do t’i rikthehet fushave të gjelbra, ku zhvillon ndeshje si mysafire kundër veteranëve të FC Kosova Schaerbeek nga Brukseli.
Veteranët e Federatës së Kosovës më datën 7 maj do të qëndrojnë në Belgjikë, ku edhe do ta zhvillojnë miqësoren ndaj FC Kosova Schaerbeek.
Në nëntor të vitit të kaluar ishte takimi i fundit mes këtyre dy ekipeve, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” fitore kishin shënuar veteranët e Përfaqësueses së Kosovës, me rezultat 3:1.
Organizimi i këtyre ndeshjeve vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë që Liga e Veteranëve dhe FFK kanë krijuar me klubet e futbollit dhe shoqatat e shqiptarëve kudo në Diasporë.
Qëllimi i këtyre organizimeve është promovimit i tyre, afrimi me atdheun dhe zhvillimi i sa më shumë aktiviteteve të përbashkëta.

Back to top button