Veteranët paralajmërojnë vendosjen e tendave para Kuvendit

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, duke u bërë thirrje protestuesve të jenë të qetë se nëse është nevoja do të qëndrojnë edh neë tenda derisa të plotësohen kërkesat e tyre. u ka bërë thirrje protestuesve që të qëndrojnë të qetë dhe të mos të pengojnë njësitet e Policisë së Kosovës,
“Seanca e Kuvendit është ndërprerë sepse opozita e ka tërhequr foltoren, ju lutëm mos bëni probleme me policinë. Nëse ka nevojë do të qëndrojmë në protesta këtu edhe me tenda. Qëndroni të qetë, sepse shumë mirë jeni”, ka thënë Klinaku.
Protestuesit tashmë po qëndrojnë brenda oborrit të kuvendit, ndërkaq dera është e bllokuar nga njësitet e Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button