Veteranët kërkojnë tërheqjen e ligjit për pagën minimale, paralajmërojnë dërgimin në Kushtetuese
Veteranët e UÇK-së në protestën që po mbahet sot para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, kanë paralajmëruar se po që se hyn në fuqi ligji për pagën minimale, me të cilin nuk parashihet të ketë rritje edhe të pensioneve të veteranëve, lënda do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po protestojnë si shenjë pakënaqësie ndaj miratimit në parim të Projektligjit për pagën minimale në Kuvend, më 14 qershor.
Projektligji nuk e parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve, siç ka qenë në të kaluarën./21Media