Vetëvendosja do të jetë në listat zgjedhore në RMV! Partia e Albin Kurtit, partner i LEN-it

Opozita shqiptare, Lidhjes Europiane për Ndryshim, prej sot përbëhet nga katër parti politike. Koalicionit mes Lëvizjes Demokratike, Alternativës dhe Lëvizjes Besa, si partner iu bashkëngjit Lëvizja Vetëvendosje, kumtoi kreu i LD-së Izet Mexhiti.

“Prej sot, LEN përbëhet nga katër parti politike. Do të thotë në këto 4 është edhe Vetëvendosja dhe tashmë edhe programin e punojmë bashkërisht, kjo zyrë është e përbashkët edhe fushata do të jetë e përbashkët dhe do të jenë pjesë e listave parlamentare, do të thotë do të jenë të përbashkëta, do të ketë anëtar, përfaqësues të Vetëvendosjes”, tha Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike.

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, tha se arsyeja pse Vetëvendosje po e ndihmon opozitën shqiptare është që të sjellë ndryshime që t’i zhdukin politikat korruptive dhe ta eliminojnë diskriminimet e shqiptarëve.

“Ne u detyruam të bëhemi pjesë e këtij ndryshimi dhe shpresojmë se ky ndryshim do të vijë. I bëj ftesë edhe partive të tjera politike, shoqërisë civile, i bëjë ftesë edhe këtu hapur Aleancës për Shqiptarët t’i bashkohet këtij ndryshimi sepse edhe unë si ish-anëtar i asaj Aleance e ndjej dhe e di mentalitetin edhe shpirtin opozitar të Aleancës dhe e di që ajo vendin e ka në këtë radhitje këtu”, theksoi Bekim Qoku, Lëvizja Vetëvendosje.

Këto u thanë gjatë hapjes së zyrës së përbashkët të koalicionit LEN në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, ku ishin edhe kryetari i Lëvizjes Besa dhe ai i Alternativës, që u shprehën të bindur për fitore në zgjedhje.

“Thonë se çdo nate të errët i vjen agimi dhe çdo dimri të ftohtë i vjen pranvera unë jam, i bindur se më 8 maj do të vijë pranvera edhe tek shqiptarët. Të festojmë me 8 maj iu ftoj prej sonte me 8 maj këtu jemi dhe festojmë bashkë”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Alternativa.

“Ne nuk do të jemi në një Qeveri ku për simbolikë do të luftojmë për pozicione por do të jemi në një Qeveri e cila do të iu shërbejë qytetarëve që shteti i Maqedonisë së Veriut t’iu shërbejë qytetarëve po aq sa maqedonasve”, pohoi Bilall Kasami, Lëvizja Vetëvendosje.

U paralajmërua se zyra të këtilla të përbashkët/tv21

Back to top button