Vetëvendosje bën homazhe të varri i Demaçit dhe Deharit

 

Një delegacion i prirë nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot kanë bërë homazhe tek varri i Astrit Deharit dhe Adem Demaçit, në nderim të datës së tyre të lindjes.

Përmes një njoftimi në Facebook, ky subjekt ka thënë se sot i gëzojnë ditëlindjet e tyre, ashtu siç presim t’i gëzojnë përplot ditë në Kosovë.

“Sot, i gëzojmë ditëlindjet e tyre, ashtu siç presim t’i gëzojmë përplot ditë në Kosovën tonë përmes punës e angazhimit që motivohet nga këto dy figura. Astrit Dehari e Adem Demaçi kanë sot ditëlindjen. Kosova mes Luftës së Dytë botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Demaçin, ndërsa Kosova e pas pavarësisë dhe deri në ardhmëri nuk mund të kuptohen pa Astritin. Njëri e kuptimëson më shumë tjetrin, i pari të ardhmen në histori dhe i dyti historinë në ardhmëri”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje./21Media

Astrit Dehari e Adem Demaçi kanë sot Ditëlindjen. Kosova mes Luftës së Dytë botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Friday, February 26, 2021

Back to top button