Vdiq 20 vjeçarja e lënduar në shpërthimin e Ferizajt

 

Fatime Haxhidema, 20 vjeçarja e lënduar në shpërthimin në njërin nga restaurantet e Ferizajt, ka vdekur sot.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Përmes një shkrimi në Facebook, Aliu ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e së ndjerës.

Me dhembje të thellë, sot, mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetares sonë, Fatime Haxhidema, e cila ishte e lënduar nga shpërthimi i fillimvitit në njërin nga restaurantet e Ferizajt dhe po trajtohej në shërbimin e specializuar mjekësor në Turqi. Sot, jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar. Lutemi që shpirti i saj të prehet në paqen e pafundme. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve e të njohurve të të ndjerës“, ka shkruar kryetari.

Kujtojmë se mbi 40 persona u lënduan nga një shpërthimi i bombolës së gazit që ndodhi në një lokal në Ferizaj në ditët e para të janarit të 2021-tës.

Të lënduarit në gjendje më të rëndë u dërguan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por më pas katër nga ta u dërguan për shërim jashtë vendit, dy në Turqi e dy në Austri.

Ndërsa që gjashtë pacientë të tjerë janë trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, e që pesë prej tyre edhe u operuan.

Më 19 shkurt, Fidan Gashi, i lënduari nga shpërthimi në Ferizaj është rikthehyer në shtëpinë e tij. Trajtimi i tij është bërë në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë./21Media

Back to top button