Vetëvendosje dhe LDK nuk do të takohen sot
Bisedimet për formimin e Qeverisë
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës sot nuk do të takohen për të diskutuar për një marrëveshje bashkëqeverisëse.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.
Ai nuk ka dhënë detaje tjera se përse nuk do të takohen strukturat e këtyre dy partive, duke thënë vetëm se nuk është planifikuar ndonjë takim.
Takimet e deritanishme për arritjen e koalicionit qeverisës ndërmjet Vetëvendosjes si parti e parë në zgjedhjet e 6 tetorit dhe LDK-së si parti e dytë kanë përfunduar pa asnjë marrëveshje.
Krerët e dy partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa duket se nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët sa i përket postit të presidentit./21Media