Arrestohet personi që dyshohet se dhunoi një femër

Rasti ka ndodhur në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti e ka dhunuar seksualisht një femër.

Në njoftimin për arrestim Policia nuk ka dhënë detaje për datën dhe orën e arrestimit të të dyshuarit, por vetëm vendin Gjilan dhe muajt nëntor-dhjetor.

Por Policia njoftoi se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka arrestuar 14 persona në Kosovë, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq rasti i fundit i dhunimit të një femre është regjistruar më 7 dhjetor në Malishevë. Policia arrestoi në person, pasi që i njëjti dyshohet se e kishte mbajtur të mbyllur në një dhomë moteli dhe e kishte shfrytëzuar seksualisht një vajzë./21Media

Back to top button