Vetëvendosje e quan akt tradhtie dërgimin e Pantiq në arrest shtëpiak

Lirimi në arrest shtëpiak i ish-policit serb, Dejan Pantiq nuk është pritur mirë nga partia në pushtet, Vetëvendosje.
Zëdhënësi i këtij subjekti politik, Arlind Manxhuka e ka quajtur këtë akt tradhtie. “Ky aktlirim është akttradhëti.”, shkroi ai në Facebook
E kryeministri i vendit, i cili njëherësh është lider i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka ngritur pyetje se si mund të lirohet në arrest shtëpiak një i akuzuar për vepër terroriste.
“A është e arsyeshme e vendos gjyqësori, pra është gjykatësi i procedurës paraprake me rastin e kërkesës përkatëse të prokurorit. Mi9rëpo kur ke një akuzë për terrorizëm të dërgohesh në arrest shtëpiak unë jam shumë kureshtar ta marr vesh se cili është ai prokuror që e bën këtë kërkesë e cili është ai gjyqtar që e aprovon”, tha Kurti.
Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar kërkesën nga Prokuroria e Speciale për zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak të Dejan Pantiq./21Media
 

Back to top button