Reagon Gërvalla pas dërgimit të Pantiqit në arrest shtëpiak

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se vendimi i sotëm për dërgimin e ish-policit Dejan Pantiq në arrest shtëpiak shënon “një goditje të rëndë për kredibilitetin edhe ashtu shumë të dëmtuar të prokurorisë dhe gjykatave në Kosovë”.
Prandaj, ajo ka thënë se vetingu është i domosdoshëm.
“Të gjithë ata, brenda dhe jashtë vendit, të cilët përpiqen të na bindin se është i panevojshëm, sot kanë marrë përgjigjen përfundimtare. Drejtësi dhe barazi para ligjit, ky është shteti ligjor”, ka shkruar në “Facebook”.

Habi për këtë vendim pati edhe kryeministri Albin Kurti. Ka theksuar se është kureshtar ta marrë vesh se cili është ai prokuror që e ka bërë kërkesën për lirim dhe ai gjykatës paraprak që e ka marrë këtë vendim./21Media

Back to top button