Vetëvendosje fiton në Anamoravë

VV ka dalë e para në Gjilan, Kamenicë dhe Viti.

Lëvizje Vetëvendosje ka fituar në të gjitha komunat e Anamoravës.

VV ka dalë e para në Gjilan, Kamenicë dhe Viti. Në Gjilan që udhëhiqet nga Lutfi Haziri i LDK-së, VV ka marrë 13 mijë e 834 vota ose 40.71 përqind, LDK 9461 vota ose 27.84 përqind dhe PAN-i 7595 vota ose 22.35 përqind.

Në Kamenicë Vetëvendosje ka marrë 5844 vota ose 38.60 përqind, LDK, 4340 vota ose 28.67 përqind dhe PAN-i 3252 vota ose 21.48 përqind.

Vetëvendosje ka shënuar fitore edhe në Ferizajin që udhëhiqet nga Muharrem Sfarqa i LDK-së dhe nga vendlindja e Labinot Tahirit të AKR-së, i cili ka reputacion të madh në këtë qytet. LDK-AKR dhe Alternativa në Ferizaj janë ranguar të tretit.

VV në Ferizaj ka marr 14 mijë e 727 vota ose 34.86 përqind, PAN-i 12 mijë e 879 vota ose 30.49 përqind dhe LDK-AKR-Alternativa 12 mijë 607 ose 29.85 përqind

Vetëvendosje ka dal e para edhe në Kaçanik e cila deri tash udhëhiqej nga PDK.

VV në Kacanik ka marrë 4468 vota ose 37.80 përqind, PAN-i 4435 vota ose 37,52 përqind dhe LDK-2684 votaose 22.71 përqind

Ndërsa VV ka shënuar fitore edhe në Fushë Kosovë, e cila nga paslufta udhëhiqet nga LDK-ja, ndërsa rezultat të mirë ka shënuar edhe në Podujevë ku ka dal e dyta me mbi 10 mijë vota duke lënë prapa PDK-AAK dhe Nismën me partitë e vogla së bashku.

Vetëvendosje në Fushë Kosovë ka marrë 4582 vota ose 34, 57 përqind, LDK- 4484 ose 33.83 përqind dhe PAN-i 2648 vota ose 19.98 përqind./KosovaPress/

Back to top button