Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Ahmetit

“Nëse nuk je i gatshëm me respektu vullnetin e qytetarëve, JEP DORËHEQJE”

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka reaguar pas deklaratës së kreut të Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Asamblenë Komunale ku po diskutohet për mbrojtjen e Badocit se nuk e ka ndërmend të japë llogari para qytetarëve për dhënien e kushteve të ndërtimit në kundërshtim të plotë me ligjin. Pacolli i tha Ahmetit se nëse nuk është i gatshëm ta respektojë vullnetin e qytetarëve, atëherë të japë dorëheqje.

“Kryetari i Komunës së Prishtinës tani në Asamblenë Komunale ku po diskutohet për mbrojtjen e Badocit tha se nuk e ka ndërmend të jep llogari para qytetarëve për dhënien e kushteve të ndërtimit në kundërshtim të plotë me ligjin. Kryetar mbi 30.000 qytetarë po kërkojnë tërheqjen e kushteve të ndërtimit. Nëse nuk je i gatshëm me respektu vullnetin e qytetarëve dhe me respektu ligjin JEP DORËHEQJE.”, shkroi ajo në Facebook.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se edhe ai do të dëshironte që të merrej vendimi për të mos u ndërtuar në zonën e Badocit. “Qejfi jem ma i madhi është në qoftë se marrim vendim për mos me leju ndërtim në Badovc, sepse hjeki goxha do gajle prej ekzekutivit sepse kurrfarë interesi nuk kemi për me u ndërtua ato lagje.”, tha Ahmeti në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës për ndërtimet në Badoc.

Megjithatë siç u shpreh ai, Komuna e Prishtinës nuk mund të anulojë vendimin e saj të datës 26.12.2019, për caktimin e kushteve ndërtimore për ndërtimin e lagjes në Badovc, pasi me ligj duhet që Ministria e Mjedisit të japë një vendim të tillë./21Media

Seanca e Kuvendit Komunal është duke vazhduar…

Back to top button