Vetëvendosje mblidhet dhe flet për situatën në veri

Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje sot kanë mbajtur mbledhje ku është diskutuar për situatën në veri dhe tema tjera.
Në këtë mbledhje që ka marrë pjesë edhe kryetari i VV-së, njëherit kryeministri Albin Kurti, është thënë se barrikadat në veri duhet hequr dhe duhet kthimi i rendit e ligjit në atë pjesë.
“Sot u mbajt mbledhja me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në diskutimin e situatës politike vend qendror pati veriu i Mitrovicës me barrikadat që duhen hequr dhe rendin e ligjin që duhet kthyer atje, lufta kundër korrupsionit në vend, dhe rritja ekonomike bashkë me buxhetin i ri që tashmë ka kaluar në dy lexime në Kuvend”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Back to top button