Vetëvendosje: Përfituesit e terminaleve për një vit i kanë përvetësuar 37 milionë euro

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se në Republikën e Kosovës terminalet në çdo cep të saj kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën.
Në një video të publikuar në Facebook, VV-ja ka përmendur ish-pushtetarë e deputetë, për të cilët ka thënë se kishin përvetësuar terminale doganore.
Sipas VV-së, 37 milionë euro i kanë përvetësuar për 1 vjet vetëm prej 10 terminaleve.
“370 milionë euro për 10 vjet prej këtyre Terminaleve. Ndërkaq tash Qeveria Kurti ka filluar kthimin e terminaleve në shtet prej nga do të përfitojë Republika”, thuhet në njoftim.
Në këtë videoVV-ja e ka përmendur deputeten e PDK-së, Margarita Kadriun, për të cilën ka thënë se kishte fituar një terminal doganor “në këmbim të votës për presidentin”./21Media

Back to top button