Vetëvendosje sot mban zgjedhjet e brendshme

Sot mbahen zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje.
Në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti s’ka kundër kandidat.
Ditë më parë Albin Kurti shpalli kandidaturën për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.
“E diela e kësaj fundjave (25 shtator) përmbyllë procesin e rëndësishëm të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ju ftojmë që bashkë e në numër sa më të madh, përmes parimit një anëtarë-një votë, të merrni pjesë në këto zgjedhje ku votohet në 43 qendra për Kryetar të LVV, për Kryetare të GVV dhe Kryetar të RVV në nivel të përgjithshëm dhe në 26 qendra edhe për organet e njëjta në nivel të qendrës. Të dashur anëtarë, para nisjes për votim sigurohuni që ta keni me vete kartelën e anëtarësisë ose letërnjoftimin. Në faqen e Qendrës tuaj gjeni vendvotimin. Ju priftë e mbara!”, thuhet në shkrimin e LVV-së në Facebook./21Media

Back to top button