Vetëvritet një 20-vjeçar në Shtime

E vret vetën në vendin e punës

Sot rreth orës 07:00 të mëngjesit ka ndodhur një vetëvrasje në Shtime.

Një 20 vjeçar me inicialet L.H është gjetur i varur në vendin e tij të punës.

Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.

“Mund të konfirmoj se rasti ka ndodhur në Shtime, vetëvrasje me litar në një restorant ku tani më i ndjeri kishte punuar”, tha Shabani.

Edhe një i ri rreth moshës 18 vjeçare ishte gjetur i varur në pasditën 27 janarit në fshatin Dubravë të Istogut./21Media

Back to top button