Vetëvritet një 36 vjeçar në Pejë
Sipas dëshmitarit viktima ishte duke gjuajtur me armë në poligon, kur papritur e drejton armën në drejtim të kokës
Policia ralojnale e Pejës sot ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:00, kanë pranuar informatë se në poligonin e shenjëtarisë në Pejë ka ndodhur një vetëvrasje.
“Njësitet policore menjëherë iu kanë përgjigjur informatës ku ne vendin e ngjarjes viktima shtetas shqiptar i Kosovës S.D. (1981).
Sipas të dhënave hetimore, viktima për derisa ishte duke gjuajtur me armë në këtë poligon, në prezencë te instruktorit ( dëshmitarit) i njëjti papritmas drejton armën në drejtim të kokës së tij dhe shtie me armë duke kryer aktin e vetëvrasjes”, thuhet në raportin e policisë
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar pasi është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor i njëjti nga plaga ka vdekur
Policia ka njoftuar se lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha Njësitet relevante te DRP Pejë dhe Prokurori i shtetit, dhe me urdhër të Prokurorit kompetent trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e mjekësinë ligjore në Prishtinë për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga Njësiti hetimor Rajonal në bashkëpunim të plotë me Prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat e ka shtyrë viktimën të kryej veprën e vetëvrasjes./21Media