VETINGU! Edhe PO, edhe JO!?

KGJK-ja dhe KPK-ja e bojkotojnë takimin e grupit punues për vettingun, kërkohet përfshirje edhe e opozitës në këtë proces.-Kurti: Vettingu do të verifikoj pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.-Haxhiu: Me vetting do kemi gjyqtarë dhe prokurorë me integritet të lartë moral dhe profesional
Procesi i vettingut është përgjigja më e mirë ndaj defekteve të sistemit të drejtësisë dhe përmes këtij procesi institucionet e drejtësisë do të kenë gjyqtarë dhe prokurorë me integritet të lartë profesional, u tha në takimin e parë të grupit punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë. Këtë takim e bojkotuan përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe ata të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Ndërsa, Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se pa një konsensus të plotë edhe me partitë politike procesi i vettingut nuk mund të shtyhet përpara.(Teksti – Donika Osmani, kamera: Lulzim Fana)./21Media

Back to top button