Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, policia jep detaje
Një këmbësor është goditur nga një veturë pasditën e sotme në rrugën “Bill Clintoni” në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka thënë se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana. /21Media