Vetura godet një këmbësor në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë

Sot rreth orës 21:30 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor, ku ky i fundit ka pësuar lëndime.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka treguar se këmbësori është dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button