Vetura godet një punëtor të pastrimit në Prizren

Një punëtor i pastrimit është goditur nga vetura në Prizren.
Viktima ka marrë lëndime trupore dhe është duke marrë trajtim mjekësor.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.
“Po sot rreth 12:15 në polici është raportuar për një aksident në lagjen “Arbana”. Raportohet se një automjet e ka goditur një këmbësor, i cili ka pësuar lëndime trupore. Njësia e trafikut rajonale është duke u marrme rastin”, ka thënë Bytyçi./21Media

Back to top button