Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetura godet për vdekje një person në Klinë

Një person ka humbur sonte jetën në Jashanicë të Klinës si pasojë e goditje nga  një veturë.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vend-shikimin dhe janë duke i kryer hetimet se si ka ardhur deri tek aksidenti”, tha ai.
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button