Kaloni te përmbajtja kryesore

Kasapolli: Përgjimet e Kusarit-Lilës me Radojçiqin njollë e zezë e qeverisë në zgjedhje

(Lajm i përditësuar)

Pas marrëveshjes për CEFTA, Fetoshi: Kurti ka reflektuar nga presioni i madh 

Analisti politik, Arben Fetoshi në ”Click” të RTV21 tha se Qeveria Kurti ka reflektuar sa i përket CEFTA-së.

”Qeveria e në veçanti kreyministri Kurti ka reflektuar sa i përket karshi presionit të madh nga Gjermania në veçanti”, tha Fetoshi.

Fetoshi tutje ka shtuar se ”ndoshta një qasje më bashkëpunuese dhe më mirë e kordinuar me Manuel Sarrazin dhe me të gjithë faktorët relevant të BE-së në procesin e Berlinit do t’i sillet ndonjë përfitim eventual sa i përket heqjes së masave nga BE-ja” tha Fetoshi.


Kasapolli: Skandali po e zë skandalin

Analisti Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 duke folur për zhvillimet e ditëve të fundit sa i përket sistemit të drejtësisë tha se ”Skandali po e zë skandali”.

”Pa dyshim që do vimë te një rezultat ku popullata, ose votuesit e VV-së do të vazhdojnë atë logjik të akuzimit të këtyre instuticoneve që janë bartëse të këtyre procesece”tha Kasapolli.


Jasharaj krahason qeverinë Kurti me atë të Shqipërisë ”Gjysma e ministrav janë në arrati”

Analistit Durim Jasharaj në ”Click” të RTV21 ka folur edhe për arrestimin e Izedin Bytyqit- zëvendëssekretar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Jasharaj tha se kjo histori në Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë ”ka erë”, teksa ka shtuar se duhet pritur provat e Prokurorisë ”karshi kësaj situate duhet me gjyky ministrin dhe kryeministrin”.

E lidhur me këtë Jasharaj ka bërë një krahasim me Qeverinë e kryeminsitrit të Shqipërisë, Edi Ramës për çka tha se ”gjysma e ministrav të tij janë në arrati”.


Kasapolli: Përgjimet e Kusarit-Lilës me Radojçiqin njollë e zezë e qeverisë në zgjedhje

Analisti Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 tha se përgjimet e reja të bisedës së shefes së grupit parlamentar të VV-së Mimoza-Kusari-Lila me Milan Radojçiqin do kenë ndikim në qeverinë aktuale në zgjedhjet e ardhshme.

”Ky komunikim është një njollë e zezë për këtë qeveri që pa dyshim që do ta vë këtë qeveri në pozicion të pafavorshëm në zgjedhjet e ardhshme”, tha Kasapolli.


Jasharaj: Kusari-Lila do të duhej me jep dorëheqje e VV-ja me dhënë një shpjegim, jo arsyetim

Analistit politik, Durim Jasharaj tha se shefja e grupit parlamentar të VV-së Mimoza-Kusari-Lila është dashur të jap dorëheqje pas publikimit të përgjimeve.

”Me pas qenë bota mbarë e mirë, shefja e grupit parlamentar është dasht me jep dorëheqje, kurse subjekti politik është dasht me dhënë një shpejgim për këtë komnikim që ka pasur ajo me një njeri që ka hyrë në listë të zezë nga SHBA-te, një shpjegim jo një arsyetim”, tha Jasharaj.

Ai tutje, lidhur me këtë tha se ”Nuk besoj që VV-ja i ka kërkuar dorëheqjen Kusarit-Lilës”.


Fetoshi: Kusari-Lila e ka pas pranuar bisedën me Radojçiqin

Analisit Arben Fetoshi  tha në “Click” në RTV21 ka komentuar përgjimet e reja të bisedës së Mimoza-Kusarit-Lilës  me Milan Radojçiqin.

Duke folur edhe për disa pergjime që ishin publikuar muaj më parë, Fetoshi tha se  ”nuk dyshon që edhe vet Kusari-Lila e ka pas pranuar bisedën me Radojçiqin”,/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button