Vetura hyn brenda xhamisë, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën “Westley Clark” në Pejë.
Vetura ka dal nga rruga dhe ka hyrë në xhami.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për portalin rtv21.tv tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
“Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 01:30 poolicia është njoftuar për një aksident në rrugën “Wesley Clark” në Pejë. Me të arritur në vendngjarje është kuptuar se bëhet fjalë për vetaksident. Vetura ka kaluar prej rrugës ka hyrë në xhami. Tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës. Pas tretmanit, ata janë liruar”, tha Gashi./21Media

Back to top button