Vetura përfundon në parkingun e qendrës tregtare në Gjilan

Një vetaksident ka ndodhur sot në Gjilan, ku një veturë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke përfunduar në parkingun e një qendre tregtare.
Vozitësja ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa raportohet edhe për dëme materiale.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit. “Ka ndodhë një vet-aksident ku një veturë në lëvizje e ka humbë kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, ku vozitësja ka pësuar lëndime të lehta dhe janë shkaktu dëme materiale”, ka njoftuar Hashani.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i heton rrethanat e këtij aksidenti./21Media

Back to top button