Vëzhguesit evropianë: Po vazhdon mungesa e transparencës së fushatës së partive

Misioni i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve ka përgëzuar KQZ-së për organizimin e mirë të zgjedhjeve lokale 2021.
Në prezantimin e raportit përfundimtar të enjten u tha se liritë themelore të zgjedhjeve janë respektuar dhe votuesve i janë ofruar mundësitë për të zgjedhur, me përjashtim të komunave veriore.
Megjithatë, shefi i këtij i këtij misioni të BE-së, Lukas Mandl tha se po vazhdon mungesa e llogaridhënies dhe transparencës së fushatës së partive dhe kandidatëve.
“Zgjedhjet lokale në vitin 2021 në Kosovë kanë qene të organizuara mirë nga KQZ-ja. Ky institucion bëri përgatitjet zgjedhore në mënyrë profesionale. Liritë themelore janë respektuar dhe votuesve i janë ofruar mundësitë për të zgjedhur, me përjashtim të komunave veriore ku mundësitë kanë qenë të kufizuara”, tha ai./kp

Back to top button