Victoria Beckham “ribashkohet” me vajzat e Spice Girls
Netflix së shpejti do të dalë me një dokumentar të ri, kësaj radhe dedikuar vajzave të “Spice Girls”. Në dokumentar do të paraqitet edhe Viktoria Beckham. Ajo do t’u bashkohet anëtareve të tjera si: Melanie Brown, Melanie Chisholm, Emma Bunton, Geri Halliwell.
Sipas “The Sun”, dokumentarin do ta realizojë ekipi realizues që ka realizuar edhe miniseritë e dokumentarit The Last Dance, që i dedikohen superyllit të basketbollit Michael Jordan.
Sipas disa burimeve, dokumentari do të përqendrohet në prapaskena të tyre. Ai do të dokumentojë rrugëtimin e Spice Girls drejt suksesit.
Lajmi për realizimin e dokumentarit dedikuar Spice Girls vjen pasi që u fol se në sezonin katër të Masked Singer Australia do të jenë edhe dy anëtare të Spajs Gerlls.
Njëra prej tyre është Mel B.
47 vjeçarja Mel, këto ditë nënshkroi marrëveshje për shown në cilësinë e vlerësueses.
Ajo me nënshkrim të kësaj marrëveshjeje në panelin vlerësues iu bashkua Abbie Chatfield, Chrissie Swan dhe Dave Hughes.
Bendi Spice Girls ishte ribashkuar edhe një herë në vitin 2019 për një turne, por pa Viktoria Beckham.
Beckham do t’i bashkohet bendit edhe me rastin e shënimit të ditëlindjes së 50-të të Gerit në muajin shtator. Geri në gostinë e ditëlindjes do të performojnë së bashku me anëtaret tjera.
Sipas një burimi për “The Sun”, gostia do të jetë madhështore. Ajo ka ftuar një radhë mysafirësh që janë të njohur në botë./21Media