Victoria Secret angazhon modelen e parë me sindromën Down

 
Sofia Jirau bëri histori si modelja e parë me sindromën Down e angazhuar në kompaninë e famshme botërore, Victoria Secret. Ajo iu bashkua 17 modeleve të tjera në lansimin e fushatës së re të kompanisë.
Kjo 24 vjeçe e cila vjen nga Porto Riko, këtë sukses e arriti pas debutimit të koleksionit “Love Cloud Collection”, që u lansua në Ditën e të Dashuruarve.
Sofia në një postim në llogarinë e saj në Instagram shkroi se ka kohë që ka ëndërruar për të arritur këtu ku është, e një ditë erdhi momenti që të angazhohet në të dhe një ditë ëndrra iu plotësua. Ajo shkroi se më në fund do ta zbulojë sekretin e saj, e ai është se u bë modelja e parë e Victoria Secret me sindromën Down.
Sofia filloi me modelim në Porto Riko në vitin 2019. Ajo modeloi për dyqanin online Alavett.
Një  vit më vonë, ajo realizoi ëndrrën e saj, debutoi në javën e modës në New York, për ç’gjë është shumë krenare që arriti të futet në këtë ngjarje si person me sindromën Down.
Sofia po ashtu lansoi fushatën në gjuhën spanjolle të pagëzuar No Limits, me anë të së cilës demonstroi kapacitetin e personave me sindromën Down, ku tregoi se edhe ata mund të arrijnë qëllimet e tyre.
Modelja Sofia iu bashkua Victoria Secret në kohën kur kompania po provon të distancohet nga imazhet ikonike të engjëjve të saj, të rikrijohet si kompani ku kanë vend gra të niveleve të ndryshme.
Kjo kompani mori këtë vendim pasi që kohët e fundit u kritikua për mungesë diversiteti në fushatat e saj dhe revy mode./21Media

Back to top button