Shtëpia e kthyer me kulm poshtë në Kolumbi që po mahnitë turistët

 
Shtëpia me kulm poshtë u ekspozua në qytetin Guatavita, që ndodhet afër Bogotës.
Brenda kësaj shtëpie, e cila quhet Casa Loca, vizitorët në vend të dyshemeve ecin nëpër çati.
Këtë pronë imagjinative e disajnoi pronari i saj, Austriaku Fritz Schall, i cili jeton me familjen e tij në Kolumbi.
Schall në një deklaratë ka thënë se kur ka treguar se do të disajnonte një shtëpi të kthyer me kulm poshtë, të gjithë e kanë shikuar sikur ai është çmendur. Askush nuk i ka besuar në këtë.
Schall, inspirimin për ndërtimin e një shtëpie si kjo e mori në vendin e tij në Austri në vitin 2015, ku shkoi me nipërit e tij e ku panë një të tillë.
Pandemia paksa e ka vështirësuar ndërtimin e saj, por ajo më në fund u ndërtua, ka thënë ai.
Kjo shtëpi po mahnitë vizitorët në këtë periudhë kur kanë nevojë të jenë të relaksuar nga pandemia, e cila ka lodhur çdo njeri.
Shtëpi të kthyera me kulm poshtë kohët e fundit janë ndërtuar në disa vende në mbatë globin. E para e këtij lloji u ndërtua në Gjermani në vitin 2008. Sot, të ngjashme ka edhe në Britani./21Media

Back to top button