Video e re nga dokumentari “jeen-yuhs: A Kanye Trilogy“ dedikuar Kanye West

 
Dokumentari dedikuar Kanye West, i titulluar “jeen-yuhs A Kanye Trilogy”, realizimi i të cilit mori kohë 20 vite, më në fund do të lansohet për fansat e tij. Nga ai u lansua një video e re me skena.
Dokumentari është tre pjesësh. Ai paraqet karrierën e West, përfshirë këtu si producent inovativ, si yll repi e deri në kulm të karrierës.
Në videon e lansuar, West shihet në studio me Rhymefest në vitin 2002.
Traileri po ashtu parqet atë në studio edhe me personalitete të tjerë të njohur, si Jay-Z, Pharrell Williams e Kid Cudi.
Para kësaj video, muajin shtator 2021 u lansua edhe një video tjetër, ku West shihet duke interpretuar këngën “Two Words” në bashkëpunim me bashkëpunëtorin kohë të gjatë Mos Def.
Regjinë e dokumentarit jeen-yuhs e kanë bërë Clarence ‘Coodie’ Simmons dhe Chike Ozah. Falë përmbajtjes, ky dokumentar u quajt “ngjarje tri javore globale që ndodh një herë në jetë”.
Pjesa e parë e tij do të shfaqet premierë botërore në festivalin e filmit ‘Sundance’. Ai do të shfaqet në mënyrë virtuale, pasi që ngjarja dedikuar filmit, ‘Sundance’, nuk do të mbahet me pjesëmarrje fizike për shkak të pandemisë së COVID-19.
Me fjalë të tjera, dokumentari dedikuar Kanye West është pasqyrim i albumit të nominuar për Grammy të titulluar Donda, që përfshinë prapaskaneat e tij, tri prej të cilave u xhiruan në stadiume në Atlanta dhe Chicago.
Në teori, pjesa e parë e dokumentarit jeen-yuhs mund të jetë më interesantja, në veçanti për ata që duan të dinë më shumë për West si producet muzikor.
Për arritjet në karrierë, West ia di për nder një radhe yjesh, si Jay Z, Ludacris, Alicia Keys e Janet Jackson.
Dokumentari “jeen-yuhs: A Kanye Trilogy”, në Netflix do të shfaqet nga data 16 shkurt 2022./21Media

Back to top button