Avioni u rrëzua në hekurudhë, treni e mori me vete

Pak çaste pasi një aeroplan u rrëzua në disa shina treni, kalimtarët dhe policia nxorën pilotin e lënduar pak para se treni ta merrte para vetës avionin.
Pamjet kapin trenin që po afrohej dhe momentin kur avioni me një motor copëtohet nga përplasja sekonda pasi ai u tërhoq piloti, transmeton rtv21.tv.
Policia e Kalifornisë publikoi pamjet dramatike të kamerave.
Piloti u transportua në spital me lëndime të paspecifikuara.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së qytetit vlerësoi “heroizmin” dhe “aksionin e shpejtë” të cilët i shpëtuan jetën pilotit./21Media

Back to top button