Vidhen 18 radiatorë nga një shkollë në Skenderaj

Mëngjesin e së hënës në Skenderaj është raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë në shkollën fillore të një fshati të kësaj komune dhe me forcë kanë hapur depon e shkollës, duke vjedhur 18 radiatorë.

Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka bërë të ditur se me urdhër te prokurorit është iniciuar rasti si “vjedhje e rëndë” dhe mbetet duke u hetuar./21Media

Back to top button