Vidhen kabllot e klimave në objektin e KEDS-it

Në objektin e KEDS-it në Gjakovë, persona të panjohur kanë vjedhur kabllot e 24 klimave mëngjesin e së martes.
Sipas Policisë, janë vjedhur edhe kabllo tjera me vlerë të madhe.
“Gjakovë 21.12.2021 – 07:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një objekt të KEDS-it persona të panjohur kanë dëmtuar 24 klima duke ja u vjedhur kabllot, po ashtu kanë vjedhur edhe kabllo të tjera me vlerë të madhe”, njofton Policia e Kosovës.
Njësitë policore janë duke hetuar rastin./21Media

Back to top button