Arrestohen tre persona për prostitucion

Policia e Kosovës dje ka arrestuar tre person, një burrë dhe gra të cilët dyshohet se janë përfshirë në veprat penale “Mundësim apo Detyrim në Prostitucion” “Ofrim i lokaleve për prostitucion” “Bashkëkryerje“.
Të dyshuarit janë arrestuar pasditen e së martës
Gjatë kontrollit të një lokali në Rr. Muharrem Fejza në Prishtinë njësitet kompetente si prova materiale ka konfiskuar pajisje elektronike, katër telefona mobil.
Personat e dyshuar, janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të
prokurorit të rastit iu është caktuar masa e ndalimi për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve në mënyrë profesionale në luftimin e të gjitha dukurive negative. /21Media

Back to top button