Vidhen kompjuterët brenda një shkolle
Nuk raportohet për të arrestuar
Në qytetin e Pejës një person ka raportuar në polici se disa persona kanë vjedhur kompjuterë në një shkollë.
Sipas policisë personat kanë hyrë me forcë në shkollë, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
“Persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit të shkollës dhe nga aty kanë vjedhur katër kompjuter”, njofton policia.
Vjedhja ka ndodhur dje rreth orës 13:40. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?