Kaloni te përmbajtja kryesore

Vidhen lopët në Drenas

Policia po e heton rastin

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar dje rreth orës 08:25 në fshatin Gradicë të Drenasit.

Banori nga Gradica ka raportuar se hajnat ia kanë vjedhur dy lopë.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në stallën e tij të shtazëve dhe nga aty i kanë vjedhur dy kafshë shtëpiake (dy lopë)”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë rasti është nën hetime./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button