Kaloni te përmbajtja kryesore

Grabitje në një pompë të derivateve në Prishtinë

Tre persona të maskuar kanë grabitur para të gatshme dhe pako me cigare në një pompë të derivateve në Prishtinë, në orët e para të së hënës.

Rastin në Polici e kanë raportuar dy burra, dhe kanë informuar se ngjarja ka ndodhur derisa ata ishin në vendin e punës, shkruan rtv21.tv.

Policia rastin e ka cilësuar “Grabitje” dhe është në procedura hetimore./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button