Vidhen rreth 6 mijë euro në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë

Rreth 6 mijë euro janë vjedhur në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë.

Siç njofton policia në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në këtë qendër persona të panjohur kanë depërtuar me forcë, ku edhe kanë vjedhur rreth 5 mijë e 853 euro nga kasaforta e filialit.

“Rr. Sali Çitaku, Podujevë 12/15.05.2023-NN. Është raportuar se në Qendrën e Regjistrimit Civil, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë ku kanë hapur kasafortën e filialit të postës dhe prej aty kanë vjedhur 5853.60€ para të gatshme, mbushje të telefonit në vlerë rreth 200€ dhe pulla postare në vlerë rreth 100€, si dhe dy DVR”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime./21Media

Back to top button