Vieira dhe Rooney pjesë e “Hall of Fame” 

Legjenda e Manchester Unitedit dhe Evertonit, Wayne Rooney dhe kapiteni legjendar i Arsenalit, Patrick Vieira janë bërë sot pjesë e “Hall of Fame” të Premier Ligës angleze.
“Hall of Fame” njeh aftësitë fantastike dhe talentin e një individuali, i cili ka qenë pjesë e Premier Ligës që nga fillimi i saj në vitin 1992.
Rooney dhe Vieira janë dy ish-lojtarët e parë që futen në këtë listë në vitin 2022, ndërsa përmes një votimi publik që do të hapet më vonë për të vendosur se cilët do të jenë gjashtë individët e tjerë që do t’i bashkohen listës prej 25 ish-lojtarëve.
Rooney i bashkohet këtij grupi si golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Premier Ligës, ku në 491 paraqitje ka arritur të regjistrojë 208 gola dhe 103 asistime.
Në anën tjetër, Vieira ka pasur një prezencë kolosale në mesfushën e Arsenalit nga viti 1996 deri në vitin 2005, duke regjistruar 31 gola dhe 34 asistime në 307 paraqitje të Premier Ligës, ndërsa ka fituar titullin e ligës tri herë.

Back to top button