Dy të lënduar në aksidentin mes veturës dhe kamionit

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën Prishtinë- Lipjan sot rreth orës 09:20.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion).
“Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tregoi Ahmeti.
Tutje tregoi se tashmë në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe se kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan deri tek aksidenti.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, përfundoi Ahmeti/21Media

Back to top button