Vijon aksioni për shkyçjet nga shërbimet e ujësjellësit e kanalizimit

Shkyçje e borxhlinjve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi se aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për shkak të mos pagesave është duke vazhduar.

Aktualisht, shërbimet e kësaj kompanie nuk iu ofrohen konsumatorëve që kanë mbi 100 euro borxhe.

“KRU ‘Prishtina’ ka intensifikuar aktivitetet për arkëtimin e borxheve edhe përmes detyrimit si shkyçje individuale të shërbimit, padi gjyqësore apo përmbarues privat, shkakton shpenzime shtesë për buxhetin tuaj familjarë pasi shkyçja dhe rikyçja e ujit është 20 euro, ndërsa shpenzimet e përmbaruesit privat 18% në vlerën totale të borxhit të akumuluar”, thuhet në komunikatën e kësaj kompanie.

KRU “Prishtina” thotë se iu ka ofruar bashkëpunim dhe mundësi të ndryshme për pagesa të shërbimeve të gjithë konsumatorëve si, riprogramim për borxhe të akumuluara, andaj fton borxhlinjtë që të shfrytëzojnë këtë mundësi.

KRU “Prishtina” mbulon zonën e shërbimit si, Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas, Podujevë, Shtime dhe Graçanicë.

Back to top button