Viktima më e re në tragjedinë e Tetovës është 29 vjeç

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka njoftuar për moshën e viktimave në djegien e Qendrës Kovid në Tetovë.
Ajo sillet prej 29 deri në 79 vjeç.
“Në Institutin e Mjekësisë Ligjore janë dorëzuar trupat e 14 viktimave. Për një pjesë të tyre ka përfunduar obduksioni, për një pjesë zhvillohet ende. Viktimat janë të moshës prej 29 deri 79 vjeç. Për këtë janë informuar edhe familjarët e viktimave. Përveç analizave klasike, do të bëhen edhe analiza të ADN-së”, tha Filipçe, transmeton TV21.
Në mesin e viktimave dhe të lënduarve nuk ka personel mjekësor./Tv21

Back to top button