Viktimë e Covid-19, një 39 vjeçar nga Drenasi

 

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka vdekur një person nga koronavirusi. Viktima raportohet se është një 39 vjeçar nga Drenasi.

IKSHPK-ja ka apeluar të gjithë qytetarët për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Sipas tyre sot janë raportuar 398 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit.

“Andaj rekomandojmë edhe një herë:
1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës”, apelon IKSHPK-ja./21Media

Back to top button