Villa shënon supergol nga 50 metra

Ylli i New York City-t spanjolli David Villa ka shënuar një parabolë të mrekullueshme kundër Philadelphia Union-it

David Villa ka shënuar disa supergola në karrierën e tij, mirëpo mbrëmë ai shtoi një ndër golat më të bukur jo vetëm nga ai, por në historinë e futbollit.

Duke ndihmuar New York Cityn për të mbajtur rezultatin prej 1 me 0 në minutat e fundit të ndeshjes, mirëpo Villa luftoi për topin në mesin e fushës duke mundur mbrojtësin e Philadelphias, shkruan rtv21.tv

Villa goditi nga afërsisht 50 metra drejt portës së Andre Blake-s. Portieri vrapoi prapa për të ndaluar shutin e sulmuesit mirëpo dështoi që ta bënte këtë, dhe topi tundi rrjetën.

Ky gol i siguroi fitore 2 me 0 New Yorkut. Videon ndiqeni më poshtë:

Back to top button
close button