​Villarreal fundos Barcelonën në ndeshjen me tetë gola

Futbollistët e Villarreal kanë mposhtur sonte Barcelonën si mysafirë në kuadër të xhiros së 22-të të La Ligës me rezultat 5:3.

Katalanasit, të cilët mbetën pa titull në Superkupën e Spanjës në janar dhe u eliminuan në çerekfinale të kupës ndaj Bilbaos, zhgënjyen serish tifozët besnikë.

Dy golat e parë për mysafirët i shënuan Gerard Moreno (41) dhe Ilias Akhomach (54).

Barcelona bëri kthesë të plotë në dhjetë minuta përmes Ilkay Gundogan (60), Pedri (68) dhe Eric Bailly (autogol, 71), por më pas u dorëzua dhe pranoi tre gola të tjerë – Goncalo Guedes (84), Alexander Sorloth (90 +9 ), Jose Luis Morales (90+11).

Barcelona është e treta në tabelë me dhjetë pikë më pak se lideri Real, ndërsa Villareal është i 14-ti me 23 pikë.

Back to top button