Policia serbe ndalon në Merdar vajzën e Sanduloviqit, pasi bëri homazhe në Prekaz

Policia serbe e ka ndaluar vajzën e politikanit serb Nikola Sanduloviq, Klara, në pikëkalimin kufitar në Merdar të shtunën, pak orë pasi bëri homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryetari i Partisë Republikane Serbe ka thënë se vajzës së tij nuk i është lejuar kthimi në Serbi

“Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiqit vazhdon ta persekutojë vajzën time, Klarën. Policia po e mban atë dhe zyrtarët e Partisë Republikane në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe nuk po i lejojnë të hyjnë në Serbi”, ka shkruar ai në një postim në plaftormën X./21Media

Back to top button