Viola von Cramon: Të respektohet vendimi i Supremes

 

Raportuesja për Kosovën në parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka bërë thirrje që të respektohet vendimi i Gjykatës Supreme për Albin Kurtin.

Ajo në rrjetin Twitter shkroi se në ditën e zgjedhjeve, një mision i ekspertëve të zgjedhjeve nga BE do ndjekë procesin në Prishtinë.

“Pas vendimit të Gjykatës Supreme për ndalimin e Albin Kurtit nga kandidimi në zgjedhjet e parakohshme, unë dua të theksoj se të gjitha partitë politike të Kosovës duhet të respektojnë vendimin e kësaj gjykate, dhe shpresoj se do bëjnë një fushatë të drejtë në javët e ardhshme. BE do t’i ndjekë këto zgjedhje të parakohshme me një mision të ekspertëve në Prishtinë”, shkroi ajo në Twitter.

Ka ndryshuar pjesërisht vendimi i PZAP-së dhe vendimi i KQZ lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë, duke urdhëruar KQZ-në, që kandidatët për deputetë Liburn Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, është refuzuar pjesërisht e pabazuar ankesa e LVV-së, duke vërtetuar vendimin e PZAP-së. Ky vendim nënkupton që Albin Kurti, Albulena Haxhiut dhe Bajram Mavriqi nuk mund të kandidojnë për deputetë./21Media

Back to top button