Ekspertët vizitojnë spitalin ku u paraqit rasti i parë me Covid-19

 

Ekipi i caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë po heton origjinën e koronavirusit. Ekspertët kanë planifikuar vizita në laboratore, tregje dhe spitale të Vuhanit.

Misioni hulumtues është përballur me vështirësi të nisjes së punës, pasi Kina i kishte kërkuar OBSH-së më shumë kohë për të lejuar vizitën.

Madje, zyrtarët kinezë dhe mediat shtetërore janë përpjekur të hedhin dyshime, nëse virusi e ka origjinën në Kinë.

Më 28 janar, familjarët e viktimave që vdiqën nga koronavirusi në Wuhan të Kinës thanë se autoritetet kineze kanë fshirë një grup në mediat sociale që ata kanë pasur dhe po u bëjnë presion që të mos flasin.

Dhjetëra familjarë të viktimave janë bashkuar në platformat online, për të kërkuar përgjegjësi nga zyrtarët e Wuhanit, të cilët ata i fajësojnë se nuk e kanë trajtuar siç duhet situatën, kur në fund të vitit 2020 u regjistruan rastet e para me koronavirusin e ri, shkruan AFP.

Koronavirusi i ri besohet se ka origjinën nga lakuriqët dhe fillimisht është përhapur në një treg në Wuhan ku shtazët e egra shiten si ushqim. Por, për këtë teori dihet shumë pak.

Një tjetër teori, të cilën e ka përmendur vazhdimisht edhe ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është që virusi ka dalë nga një laborator në Wuhan, ku shkencëtarët ishin duke studiuar koronavirusët.

Faqja Worldometers raporton se deri më 29 janar nga koronavirusi në botë janë infektuar 102 mijë njerëz, prej të cilëve 2.200.000 kanë vdekur ndërsa 74 milionë janë shëruar. Shifrat e infektimeve besohet të jenë më të larta.

Back to top button