Violeta me vajzën e saj edhe në muzikë si dy shoqe

Këngëtarja Violeta Kukaj dhe vajza e saj, Njomza Retkoceri, publikuan sot bashkëpunimin e parë të tyre, këngën “Si dy shoqe”.
Për muzikën është përkujdesur vetë Njomza, orkestrimin Florent Boshnjaku, ndërsa teksi i është besuar Fadil Topallit.
Këngës “Si dy shoqe”, këngëtaret i kanë realizuar dhe videoklipin, i cili që nga publikimi rreth tri orë më parë është klikuar mbi 5 mijë herë në YouTube./21Media

Back to top button