Violetta Berisha betohet si kryetarja e parë shqiptaro-amerikane e Bashkisë së Fairview
Shefi i misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, Blerim Reka, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Violetta Berishës, kryetares së parë shqiptaro-amerikane e Bashkisë së Fairview.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale, transmeton rtv21.tv.
Ai ka thënë se Violetta Berisha, ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët.
“Mbrëmë në ceremoninë e betimit solemn të Prefektes së Fairview, Violetta Berisha, të parës shqiptaro-amerikane në krye të qytezës në historinë e saj 139 vjeçare”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërsa ka shtuar se në praninë e guvernatorit të New Jersey, Phil Murphy, kongresistit Bill Pascrell, e zyrtarëve të lartë të këtij shteti amerikan, Violetta na bëri krenarë gjithë shqiptarëve.
Violetta Berisha nga Puka është zgjedhur kryetare e Bashkisë Fairview, në Bergen County, në shtetin amerikan të New Jersey pasi ka fituar në zgjedhjet e mbajtura dy muaj më parë./21Media